Ariu i fshatit tim

Ishte mëngjes pranvere, ndihesh aroma e luleve e cicërima e amël e zogjve. Ndërsa përroi gurgullonte i shkumëzuar në shtratin zallor, mbuluar prej degëve të shelgjishteve të sapo gjethëzuara. Majmalet ende zbardhëronin nga bora, me dhëmbëzime sipas relieveve.
Shtëpitë të shpërndara në rrafshina, kodra e kodrina dukeshin si njollëza të bardha në mes gjelbërimeve. Të cilat çuditërisht pakësoheshin dita-ditës. Udhët e holla filluan të ngushtoheshin nga degët e bimësisë të harlisur.…

Lexo më shumë

Fjalë e frazeologjizma të rralla

Marrë nga libri “Toponimia e Çidhnës” i autorëve
Haki Përnezha dhe Rruzhdi Bitri,
Botimet M&B, Tiranë, 2016.

Frazeologjizma të rralla

♦ Kaç e puth – Káç e púth: Kjo shprehje shërben për të treguar dy persona që në raportet e tyre prishen dhe rregullohen shpejt, e kjo ndodh shumë shpesh.
♦ Duel (e çitëm) kren’sh / Dūel … e çítëm ..…

Lexo më shumë

Burrat në shtëpi e nusja në mulli

Në një fshat të Gollobordës ishin tre vëllezër, por që të tre dembela. Për punë nuk ia thoshin fare. Kur u martua vëllai i madh sikur ranë rehat. Të gjitha punët ua bënte nusja. Një ditë kur nusja futet në magje të zinte bukën shikon se mielli ishte mbaruar. Futet në dhomën ku rrinin vëllezërit bashkë e loznin domino dhe u thotë:
– Në magje nuk ka miell, duhet të shkoni në mulli, ndryshe nuk kemi bukë për darkë.…

Lexo më shumë

Shërbëtori dhe zotëria

Një djalë u pajtua shërbëtor. Paga ishte e vogël, por nuk kishte ku të gjente punë tjetër. Shërbëtori u pajtua të punonte në derë e jashtë. Por zonja, shpeshherë, meqë kishte lindur dy binjakë, e fuste midis dy djepave që t’i tundte derisa t’i zinte gjumi. Po kjo ishte punë e vështirë se, sa zinte gjumin njërin, zgjohej tjetri me të lebetitura.…

Lexo më shumë

Udha e mundimshme drejt lirisë

Ai tërhoqi karrigen e, pasi bëri të kërkëllejnë nga pesha e trupit të katër purtekat mbështetëse të saj, hodhi në tavolinë, si të hidhte kartën e fatit të tij, një zarf të fryrë.
– Lexoje në shtëpi, – tha me zë të vendosur. Bëj me të në daç roman, në daç komedi, në daç film me metrazh të gjatë. Është një copë nga jeta ime në emigracion.…

Lexo më shumë

Fis shekullor me kontribut për çështjen kombëtare

Libri i Sakip Camit “Fis i martirizuar”, me figura historike njerëzore të një fisi, me episode të shkëputura, me një vijë lidhëse të epokave fisnore të ndodhura në disa breza me radhë, më shtynë që të shkruaj disa mendime dhe të bëj vlerësime për këtë dukuri të re, të shtuar në kohën e demokracisë në çdo cep të Shqipërisë.
Historia luftarake atdhetare e Dibrës shtrihet thellë ndër shekuj.…

Lexo më shumë

Publicistika dhe prirjet letrare e artistike të Isuf Rashës

Në publicistikë, letërsi, art dhe kulturë, pasioni sjell talentin. Këtë e provon më së miri edhe trashëgimia publicistike, letrare dhe artistike e Isuf Rashës. Ndonëse nuk është ndonjë autor i njohur, në labirintet e laboratorit të tij krijues, (të shprehur në formë ditari) gjen dhjetëra artikuj problemorë, poezi, skica etj., (disa të botuar në gazetën lokale “Ushtima e maleve”, por shumica të pabotuara) ku reflektohen fakte historike, por edhe shqetësimi për mbarëvajtjen e punëve në ish kooperativën bujqësore të Zall Dardhës së tij të largët.…

Lexo më shumë

LEGJENDA E LEGJENDAVE

Nga Xhafer Martini

“Legjenda e legjendave “ u shkrua në vitin 1994, për t’u botuar po atë vit në frëngjisht nga shtëpia botuese e Parisit “Flammarion”, si libri përmbyllës I një serie për legjendat e ndryshme të botës. Pas botimit shqip si serial në gazetën “Albania” të Tiranës, për herë të parë u botua si libër nga shtëpia botuese “Dukagjini” e Kosovës.…

Lexo më shumë

Grindja për kufijtë ndërmjet Zogollit dhe Çidhnës

Se sa fort e kishin marrë fuqinë në dorë tani katundarët përkundra oxhaqeve dhe parive na e tregon bukur anekdota e Has Bulkut, të cilën e quajmë anekdotë, por nji anekdotë që tregon nji ngjarje të vërtetë.
Hasan Bulku ishte i fisit Koltrake, që në atë kohë banonin në Sinjë. Edhe këta shkonin keq e qenë vra me Kaloshët, kështu që u detyruan të shpërngulen.…

Lexo më shumë

Me rastin e 75 vjetorit të rënies
Dëshmorët e Sofraçanit

Jpeg

Sofraçani si shumë fshatra të Dibrës gjatë një shekulli 1844-1944 është djegur katër herë. Popullsia është masakruar, vrarë e plaçkitur bashkë me atë pak pasuri që kishte grumbulluar në breza.
1- Më 1844 në luftën kundër Hajredin Pashës u vranë disa luftëtarë nga Sofraçani. Fshati u rrënua, u dogj e u kthye në gërmadhë.
2-Në vitin 1899 Turqia pasi sulmoi e shkatërroi gjithçka mori 18 robër për t’i dërguar në Jemen siç thotë edhe kënga:
“Kre për kre me t’vramit e vet,
ka marrë burra tetëmbëdhjet,
e n’Jemen i paska tret…” 1)
Kënga bën fjalë për luftën e Sofraçanit nën udhëheqjen e Jakup Canit kundër rekrutimit të ushtarëve për t’i çuar në luftën e Jemenit.Në…

Lexo më shumë
1 2 3