8 vjet nga nisja e peticionit

Kur e nisëm këtë peticion, nuk e kishim menduar se kjo do të zgjaste 8 vite. Sepse premtimet e drejtuesit të opozitës në atë kohë dhe drejtuesit të qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 2013 ishte se “rruga do të mbaronte brenda mandatit të parë qeverisës”. Ajo nuk mbaroi as të parin, por nuk po mbaron as të dytin.

Një mungesë transparence mbi këtë investim ka munguar gjithmonë, qoftë kur u miratua ligji special që ia jepte rrugën me koncension një kompanie kineze, qoftë faktit të anulimit të kësaj kontrate ose edhe kontratës së dytë me kompaninë shqiptare.…

Lexo më shumë

Vepër shkencore me vlera të jashtëzakonshme etnokulturore

Nga Halil RAMA 

Autori meriton përgëzime jo vetëm për guximin hulumtues, por edhe për dritën që hedh mbi një krahinë të harruar dhe nënvleftësaur nga  regjimet dhe administratat qëndore shqiptare. Në fund të fundit Shqipëria është një dhe mbetet një unison ballkanik me vitalitet që po testohet sërish në kohë lirie.

Pararendja e shkrimit
Elexova me shumë vemendje dhe interes të veçantë librin studimor të veçantë të Prof.…

Lexo më shumë

Vendlidja, burim frymëzimi për novelat e shkrimtarit Xhafer Martini

Në prozën e Xhafer Martinit një vend të veçantë zënë novelat (NOVELA, 2012). Në këtë vëllim janë përfshirë shtatë novela, që mbajnë titujt: “Korbin Kosta”, “Luna Kuna”, “Kushërira”, “Të dua, Bela”, “Trashëgimi”, “Bolsheviku i vogël” dhe “Balada e Drenushës”.  Është një mëkat kulturor që këto novela kanë kaluar pa u vënë re, pa u analizuar dhe pa u përgjithësuar për vlerat e larta artistike që kanë.…

Lexo më shumë

Na bashkoi poezia – Dibra ime

Libri “Na bashkoi poezia”, i cili përmbledh poezi nga poetë Dibran, ishte një buqetë e bukur që më erdhi në dorë. Me një frymë fillova të shijoj shpirtin e autorëve që kishin derdhur ndjenjat e tyre në çdo faqe, në çdo varg. Sigurisht që u lumturova pa masë kur ndër autorët isha dhe unë. Kjo gjë sa më ngazëlleu, aq dhe më dha krahë për të vazhduar këtë rrugë e për ta përfaqësuar Dibrën tonë sa më mirë në të gjitha kohërat.…

Lexo më shumë

Kopshti i Kërçovës

Ftesën e drejtoreshës së Dibrës, Ajrie Dachi, për të vizituar kopshtin e fëmijëve të Kërçovës e prita me shumë kënaqësi. Arsyet për këtë ishin të shumta. Unë nuk kisha qenë më parë në këtë qytet dhe ja tek më jepej tani një rast i mirë. Kisha dëgjuar për to, se janë njerëz të punës dhe shumë bujarë, por dhe trima të çartur, kur e lypte nevoja, për të mbrojtur vatanin e atdheun.…

Lexo më shumë

Tosum Xhemali, pasioni për muzeumet

Maqellara është ndër trevat e shquara të Dibrës. Ajo ka një histori të pasur me veprimtari patriotike gjatë kohëve të vjetra e deri në Luftën e Dytë Botërore (ajo e luftës Nacionalçlirimtare). Nga gjiri i popullit të Maqellarës kanë dalë patriotë emri të cilëve i ka kaluar kufijtë e Dibrës dhe Shqipërisë siç janë Iljas Pashë Dibra, Ismail Strazimiri, Ramiz Dibra, Ramiz Varvarica (heroi i popullit), Nazif Grazhdani, Sadulla Strazimiri, Nazmi Rushiti (heroi i popullit) e deri tek Mentor Qoku, më të rinjtë Xhelil Gjoni, Sali Stafa, Rakip Dançe, Musa Rama, Verdi Kadria, Drita Strazimiri, deputetët Dine Maqellara, Gani Strazimiri, Abdulla Baftjari, Kimete Goxhi, Ilir Gjoni, Agron Qoku etj.…

Lexo më shumë

Duke lexuar librin historiko-biografik “Atdhetarët Shatku”

Nëse do të bënim një panoramë të shkurtër gjeo-historike të Dibrës, ia vlen të ndalemi në disa momente më pikante të saj. Padyshim, duke qenë zonë kufitare, por edhe atdhetare, në trevat e saj janë zhvilluar pak më shumë se gjysma (18 gjithsej) e betejave që kreu Skënderbeu kundër turqve (18 gjithsej). Në vitin 1909 zhvilloi punimet Kongresi i Dibrës së Madhe me delegatë nga e gjithë Shqipëria dhe që mbështeti kërkesat e Lidhjes së Prizrenit (1878) Lidhjes së Pejës dhe Kongresit të Manastirit (1908), ku u vendos alfabeti i gjuhës shqipe.…

Lexo më shumë

Dibër moj, ti, Dibra ime

Dhjetra vite ma parë, nga vitet shtatëdhjetë, atëherë djalosh i ri e krejt ëndra për jetën, Ferit Ferati e la Sllovën, vendlindjen e tij të bukur dhe u shpërngul përfundimisht në metropolin shqiptar, Tiranë, me punë dhe shtëpi, një ëndërr e shumë prej djemve të Ujemujës në ato vite. Shumë kush foli si nën zë:”Feriti iku, na e ktheu shpinën, nuk do të kthehet më kurrë”.…

Lexo më shumë

Fanfara e Shtëpisë së Kulturës “Haki Stërmilli”

1. Një shërbim jashtë profilit

Ishte aty pas mesit të majit 1970. Shefi i seksionit të arsim-kulturës të rrethit më komunikoi se do të shoqëroja, ose siç përdorej në atë kohë, do të isha përgjegjës i orkestrës frymore të shtëpisë së kulturës së rrethit në takimin zonal, që do të zhvillohej më 21-24 maj në Lezhë. Dhe që t’i dilte përpara kundërshtimit nga ana ime, pasi unë aso kohe isha specialist për matematikën në seksion, shefi Shemsi Manjani solli një sërë argumentesh pse 2-3 specialistë dhe 4 metodistët e kulturës nuk do ta kryenin këtë shërbim.…

Lexo më shumë

“Zenel Sadiku i Muralikajve”

Nga Mevlud BUCI

Edhe para se të lexoja librin kisha dëgjuar për matjanin e fisnikërisë, birin e Muralikajve, prejardhja e hershme e të cilit është nga Mazhica e Dibrës, të paharruarin, Zenel Sadik Murati. Pasi e rilexova, na emocionoi fakti se ky libër është shkruar thjeshtë, kuptueshëm, me kujtime e mbresa, ku secila të ngjall dashuri e krenari, secila flet për gjurmët e jetës, nderimin për birin e Shëlliut të Matit, ku pasqyrohet jeta në plotësi, gjurmët e përkushtimit, në luftë e në punë, nderimi për familjen e fisin, lidhjet e ngushta me fëmijtë, shokët e miqtë.…

Lexo më shumë
1 2 3