Brezat e rinj, jo vetëm ata dibranë, por në përgjithësi e njohin pamjaftueshëm historinë dhe traditat e vendlindjes së tyre. Historia, pjesë e rëndësishme e të cilës janë traditat, formon identitetin, qytetarinë. Një lënie e tillë pas dore e Historisë, një shpërfillje e tillë e rrënjëve, dëmton rëndë jo vetëm të sotmen, që jetojmë, por sidomos të ardhmen tonë si bashkësi dhe si komb
Dibranët janë sot të shpërndarë anembanë botës, janë gjithnjë e më të përzier me martesa jo vetëm me shqiptarë të viseve të tjera, por edhe më të huaj.…
Autor: migaaved
“Pasqyra e thyer” nga Xhafer Martini
Janë disa njerëz me të cilët nuk ke kontakte të vazhdueshme, nuk i merr dhe nuk të marrin në telefon çdo ditë, nuk i thërret për kafe dhe për evenimente të tjera jetësore, nuk i ke, pra, në rrethin e ngushtë e as të gjerë familjar, miqësor e shoqëror, por, ama, sa takohesh, të duket se je ndarë dje me ta dhe gjithë biseda, përveç përmbajtjes, ka brenda mallin dhe dashurinë.…
Lexo më shumëNjë bisedë e ngrohtë me profesor Bajram Xhafën
“I ke bâ Atdheut nji shërbim mjaft të madh zojë, por sigurisht që nuk mund ta kuptoni tani këtë gjë. Jam i bindur se pas 10 a 15 vitesh do ta kuptoni mirë dhe ju çfarë pune keni bâ duke mos i përkitur direkt fushës për të cilën keni shkruar. Unë jam krenar për ju”.
Nga Ervina Toptani
Libri im i parë “Esad Toptani dhe shqiptarët në vështrimin europian” u botua në korrik 2017.…
Lexo më shumëUnë nuk isha në varrimin e babait tim*
‘Bacë’ Baftjar Zajmi i Dohoshishtit të Dibrës
Një nga njerëzit më interesantë që njoha në Veri, një njeri që do të dëshiroja të më dilte diku papritur dhe ta ftoja për një kafe.
Nga Petro Mejdi
Një imazh
Imazhi i tij më ka mbetun i patretun në kujtesën time, a thua se jam ndarë dje prej tij dhe jo para 41 vjetësh. Ai ishte një njeri kompleks, një karakter i veçantë, në të ndërthureshin konservatorizmi, patriarkalizmi, mençuria, pasioni për leximin, sidomos të librave historikë, kapriçoja, fanatiku, shpirti revoltues ndaj padrejtësisë.…
Neki Osmani, mësuesi i Grazhdanit
Nga Osman Xhili
Ai lindi në Grazhdan të Dibrës më 15 prill të vitit 1942.Ishin vite të vështira, lufte dhe urie, por fëmija i vogël u mëkua me dashurinë për familjen, për dijen dhe patriotizmin.I jati, Veseli, për shumë vite shërbeu si xhandar në administratën e Zogut. 7 prilli i vitit 1939 e gjeti si roje në burgun e Tiranës. Bashkë me lirimin e të burgosurve iku dhe Veseli, duke u larguar përfundimisht nga puna.…
Lexo më shumëEh, ç’më kujtove veliun e furrës, or mec
Veliu ishte humori i viteve të mia të fëmijërisë. Të “miat” them edhe unë, kur ata ishin jo vetëm të fëmijëve por edhe të rriturve, burrave me një pashë mustaqe. Thashë “të miat” sepse ne ma shumë ia linim e të mëdhenjtë gajaseshin së qeshuri kur ai na ndiqte derisa të na e linte “peçin”.
E ne, në një stafetë njeri pas tjetrit, vazhdonim t’ia linim e ai vazhdonte të na ndiqte…
Peçi, për ata që nuk e gjejnë as në fjalorin e madh të gjuhës shqipe (se nuk e ka) është një lojë popullore në Dibër, lojë e fëmijëve, të rinjve dhe të rejave.…
Për librin poetik të Basir Bushkashit ”Nëpër valë malli”.
Nga MEVLUD BUCI
Duke lexuar në vite krijimtarinë poetike të poetit matjan e mbarëkombëtar, Basir Bushkashi, hetojmë me kënaqësi sesi rritet e bleron kjo krijimtari, nga libri në libër.Trinomi shpirt-vlerë-dashuri shfaqet edhe në librin e fundit, të gjashtëmbëdhjetë, botuar në këtë fillim viti, 2022. Basiri dallohet për një verb të frymëzuar, realist, të thjeshtë, komunikues, të urtë, ai shfaqet në dashamirësinë e tij dhe me lirikën e vet edhe si ëndërrimtar, gjurmues e ngulmues, që fjala të ketë peshën e vet artistike.…
Lexo më shumëPoezia e dhimbjes njerëzore në pesë libra të Demir Rusit
Artistja e Popullit Margarita Xhepa i jep çmimin e parë për poezinë “Sa shpejt ikin vitet”
Nga Halil RAMA
Nëse në librin e parë me titullin sinjifikativ “Djali që bleu vdekjen”, sipas recensentit Namik Selmani, “Mbetet në gjithë sipërfaqen shkronjore dhimbja, mbetet drama, mbeten viktimat dhe fajtorët e një tragjedie që quhet kurbet i paligjshëm. Mbetet emocioni i rrëfimit…”, në vëllimet me poezi “Ura e fjalës”; “Mos ik të lutem”; “Anja”; “Mos perëndo o dielli im” është trashëgimia e bukur që mund të gjesh në gjuhën shqipe”.…
Lexo më shumëNazmiu, shtatore diturie te ish nxënësit e tij
Nga Selman Mëziu
Ishte ditë e nxehtë gushti. Në udhën që kalon pranë shkollës tetë vjeçare Fushë Muhurr kishte një shtresë pluhuri. Lëvizjet ishin të kursyera. Sa kaq udha vërtet mori një shkëlqim, ju shtua bukuria. Ndodhin zbukurime të tilla. Ju kujtoi se ndodhin rrallë në këto vite. Oborri i shkollës ishte i shkretuem. Rrethuar me trina prej binarësh me pamje joshëse.…
Lexo më shumë