Ja si më infiltruan komunistët në Konferencën e Zall Herrit

Ibrahim Kika, 97-vjeçari nga Valikardha e Zerqanit, i infiltruar nga komunistër në sekretarinë e Konferencës, tregon ngjarjet e atyre viteve, në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Rrugën e Arbërit”.

Cili ishte roli i Fiqiri Dines, Muharrem Bajraktarit, Aqif Lleshit, Miftar Kaloshit dhe Cen Elezit?
Na mbajtën mirë me ushqim ku çdo natë thereshin berre, por edhe na paguanin me napolona floriri për ditët e qëndrimit, natyrisht me pagesa të diferencuara ku më shumë merrnin komandantët dhe oficerët dhe më pak pjesëmarrësit e thjeshtë.

Lexo më shumë

Robinjë e qenies tënde

Një tingull mund të jetë një fije shpëtimi, një psherëtimë mund të shndrrohet në shpresë, një frymëmarrje mund të ndriçojë një iluzion…
Por jo…
Jetoj e ngujuar në një dhomë boshe ku nuk ka asgjë, veç ofendimeve dhe keqtrajtimit tënd…
Është shumë e çuditshme mënyra se si më ke tjetërsuar…Tani nuk mbaj më unin tim të rreshkur ndër vite, jam robinjë e qenies tënde, dëshirave dhe ëndrrave të tua…
S’më mbetet gjë tjetër, vetëm të uroj errësirën rreth meje, rrënimin dhe gjunjëzimin para teje.…

Lexo më shumë

Dhuna ndaj gruas…

Drita ishte e hirtë me një horizont shurdh. Shiu binte si me përtesë e ankim, kur përplasej në qelqin e dritares dukej sikur rënkonte me një zhurmë të mbytur. Ajo vështronte dridhjen e atyre pikëzave prej të cilave qelqi dukej i mallëngjyer. Fytyra i kishte marrë ngjyrë balte gjë që të linte të kuptoje menjëherë, që kishte një shpirt të trazuar e mendjen e kishte gjetkë.…

Lexo më shumë

Unë zgjedh të jetoj pa dhunë

“Një britmë shurdhuese,disa tinguj të një frymëmarrjeje të lodhur ,fytyrë e saj që mbytet në det lotësh dhe guaskë e krenarisë që i humb në shkretëtirën e mëkatit të tjetrit pasohen nga zhurmë hapash të një kolonizatori jetësh, nënqeshje djallëzore dhe vështrimi ulkonjar i atij,që është dhe burgu shpirtëror i asaj.” Këto janë vetëm disa detaje nga qoshet e errëta të situatave ndërmjet çifteve shqiptare ,të cilat vazhdojnë të përbalten dhe në rrethanat e ditëve të sotme nga llumi i injorancës, që i ka përlyer tashmë mendimet e shumë meshkujve të prangosur nga padija.…

Lexo më shumë

Një jetë mes veprash të mëdha dhe kolegësh të talentuar

Libri “Jetë në veprat e mëdha” është një autobiografi e një inxhinieri, i cili largohet fëmijë nga vendlindja dhe gjithë jetën është në ndërtim të veprave të mëdha, hidrocentrale, rrugë, hekurudhë, ura etj.
Në librin e botuar është jeta e tij në hidrocentralin e Fierzës, ku punoi mbi 9 vjet, dhe më pas në HEC e Komanit mbi 4 vjet, janë shokët, kolegët, miqtë, familja, Dibra dhe dibranët, me të cilët ka punuar në ato vepra të rëndësishme, me të cilët ka ndarë gëzimet, vështirësitë, ka diskutuar e debatuar për problemet dhe shqetësimet e jetës dhe punës.

Lexo më shumë

Elegji për Bajkenin

Para disa ditësh përcollëm në banesën e fundit Bajkenin, njeriun tonë të dashur të zemrës.
U nda nga jeta në mënyrë kaq të shpejtë e të papritur e në moshë të re, duke lënë në pikëllim të thellë prindërit, vajzën, Imeldën, vëlla Dritanin, kushërinjtë, miqtë dhe gjithë shokët e punës, të cilët e kishin si vëlla. Na la pas hidhërim e dhimbje.…

Lexo më shumë

Dita e Verës

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Kjo festë konsiderohet si arbëreshe dhe në thelbin e vet, pagane. Festimi kryhet në nderim të tokës dhe natyrës së bukur shqiptare, bimësisë që merr jetë në këtë këtë periudhë kohore, pas një dimri të fortë dhe të acartë . Tashmë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi, duke i dhënë kështu rëndësinë dhe hapsirën e duhur.…

Lexo më shumë

Koha e triskave

Hamdi Dizdari ishte komshiu ynë. Kishte qenë tregtar i suksesshëm me dyqane e shtëpi, sigurisht të shtetëzuara. Tani ishte kthyer në karrocier që na sillte drutë e zjarrit. I jepnim triskat e druve dhe ai me karrocën e tij, na i sillte në shtëpi. Kjo na kursente kohen për të shkuar në fushën e baltosur të druve. Z. Hamdiu, siç i thërriste nëna ime, ishte një burrë i gjatë, i shëndoshë, faqekuq.…

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta biznesmeni i familjes Doçi të Lurës, Preng Llesh Doçi

Më 6 shkurt të vitit 2017 u nda nga jeta njeri nga shokët më të mirë të Gjeologjisë së Tiranës, biznesmeni i familjes Doçi të Lurës, Preng Llesh Doçi. Me ndarjen nga jeta të Prengës familja Doçi, humbi njeriun më të shtrenjtë të familjes së tyre, kushurinjtë, të afërmit, miqtë e shokët e punës humbën kushuririn, mikun e shokun e tyre më të mirë, Preng Llesh Doçin.…

Lexo më shumë
1 27 28 29 30