Dr. Bajram Ndreu njeriu që flet me heshtjen e tij…!

Njerëz të shumtë kishin zënë vend që në mëngjes pranë njësisë vendore të kujdesit të shëndetit Dibër, aty pranë spitalit të qytetit të Peshkopisë, në respekt të një emri të ri që do të stampohej tashmë aty, Dr. Bajram Ndreu. Kryetari i bashkisë Muharrem Rama, kryetari i këshillit të qarkut Hajri Laçi, por edhe drejtues vendor dhe qytetarëishin protagonistë të kësaj dite, ku doktori fliste me heshtjen e tij.…

Lexo më shumë

Shqipëria me syrin e Justin Godart

Një rrugë me emrin “Justin Godart”

Kohë më parë kam lexuar librin e Justin Godart “Shqipëria në vitin 1921”, të përkthyer me mjeshtëri nga Mirdash M. Shehu prej Dibrës. Kjo më zgjoi interesin për të bërë lidhjen dhe shkruar për rrugën dhe librin me të njëjtin emër. Një dibran i ndershëm që përkthen librin e tij dhe një Vlorë e Flamurit që vendos emrin e një rruge nga më historiket e saj.…

Lexo më shumë

Vëllezërit Xhaferri: Isufi dhe Hamiti

Para pak ditësh Shoqata e Intelektualëve Dibranë bëri një sesion shkencor për ecurinë e deritanishme të Rrugës së Arbërit.
Sesioni shkencor kishte qenë përgatitur shumë mirë, si çdo gjë ku vë dorë profesor Bashkim Lleshi, që është aq shumë i përkushtuar dhe skrupuloz në çdo detyrë që merr përsipër.
Kam këtu mbi tryezën e punës “Disa të dhëna për projektin teknik të “Rrugës së Arbërit”, përgatitur nga prof.…

Lexo më shumë

Ramadan Perhati, luftoi si spartan, jetoi si skllav

Të shkruaj për profesor doktor Ramadan Perhatin nuk është e lehtë, sepse është personalitet i shumanshëm.
Shkak për të shkruar u bë vendimi i Këshillit Bashkiak të Dibrës, i cili me datë 30 prill 2019, me 17 vota pro, i akordoi Titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin “Për kontribut të shquar si inxhinier, kryeinxhinier i Drejtorisë së Përgjithshme të Kërkimeve të Naftës dhe Drejtor Drejtorie të shpimeve të naftës i metodave të reja e bashkëkohore në kantiere”.…

Lexo më shumë

Shaban Bitri, njeriu i urave dhe digave të mëdha

Atë mëngjes gushti të vitit 1974, në autobusin e linjës Peshkopi -Fierzë që kalonte mes përmes Rrugës së Rinisë, rrugë e cila ishte hapur që në vitin 1946, mes shumë punëtorëve që shkonin në kantierin më të madh hidroenergjetik në vend, siç ishte Fierza, udhëtonte edhe një djalë i ri nga Blliçja, Shaban Bitri, i cili sapo kishte mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.…

Lexo më shumë

Maqellara, vendi i njerëzve pozitivë

Sot shtati më është rritur dhe si gjithësecili në këtë jetë duhet t’ia dalë vetë ne sfidat që ofron ajo dhe janë të shumta. Secili nga ne mbron vendlindjen a vendin nga vjen a është rritur dhe kjo është normale. Aromë e vendlindjes nuk bën dhe nuk ka sesi të krahasohet me asnjë tjetër. Për fat të mirë, ajo na sjell erën nga vijmë, startin tonë, fillimin.…

Lexo më shumë

Murat Koltraka, stërnipi i Kastriotëve…

Murat Koltraka ka lindur në Kukaj të Çidhnës, në fshatin e mbushur me histori trimërie e burrash të lavdishëm. Sikur të mos kishte asgjë tjetër, do të kishte mjaftuar Pal Kukaj, dora e djathtë e Skënderbeut, për ti dhënë nder e lavdi këtij fshati, që më pas mori emrin e këtij heroi legjendar. Ngjitur me këtë vendbanim është dhe Kastrioti. Historianët na japin detaje se Kastriotët dhe Kukaj janë dy fise ngjitur, që luftuan bashkë kundër turqve në beteja të pashembullta.…

Lexo më shumë

Shefik Fisniku, një jetë mes eksperimenteve

Në kapërcyell të mijëvjeçarit te dytë, Shefik Fisniku nga Trena e Dibrës u drejtua tek blektoria, si stacion nga ku mund të nisej drejt suksesit. Fillimisht mori një mëshqerë të racës “Taranteze”, e cila pati rezultate mbresëlënëse. Që në vitin e parë jepte 28 litra qumësht, të një cilësie mjaft të lartë. Shtoi dhe dy lopë të tjera, po me këto parametra, duke e bërë këtë lloj biznesi për shtatë vjet me radhë.…

Lexo më shumë

Një udhëtim në Zall-Dardhë, bahçen e artistëve

Fugoni me të cilin po udhëtonim nga Peshkopia për Zall Dardhë tani më nuk e ka stacionin te Ura e Lushës, buzë Drinit të Zi, një urë e ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, por rruga e asfaltuar kalon nga Laçesa deri te përroi i Blliçes, më pas, nëpër Fushë Alie vazhdon e parregulluar. Makina kalon në mes shtëpive të banimit në rrugën pa asfalt, duke ndjekur rrjedhjen e Drinit, paralel me rrugën Peshkopi-Kukës, siç quhet ndryshe “Rruga e Rinisë”.…

Lexo më shumë

Takimi me belanë

Populli, kur do ta nëmi dikë, i thotë: “Të daltë mendja mbi kësulë”, domethënë, “T’u rrittë mendja!”. Një burri i ishte rritur mendja aq shumë, sa e mbante veten më trimin e më të mençurin e krahinës. Dilte rrugëve të katundit dhe thërriste: “Oj bela, ku je?!” Kur nuk e gjeti në katundin e vet, doli me e thirrë nëpër vende të tjera.…

Lexo më shumë
1 91 92 93 94 95 158