Kryeministri: Rruga e Arbërit nuk do të jetë me pagesë

Foto nga postimi në Facebook i Kryeministrit Edi Rama

Kryeministri Edi Rama:“Kjo rrugë nuk do të ketë asnjë tarifë për sa kohë do të jem unë, pastaj me të tjerët shihni e bëni e do më kujtoni”

“Kjo rrugë nuk do të ketë asnjë tarifë për sa kohë do të jem unë, pastaj me të tjerët shihni e bëni e do më kujtoni” shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook, duke iu përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse rruga do të jetë apo jo me pagesë.…

Lexo më shumë

Ç’kemi asaj Dibre!
Nga Bujar karoshi

Informacioni për rrugën ka filluar të kthehet si filmat pa za të fillim shekullit. Vec pamjet janë me ngjyra dhe muzika është moderne.

Iku gushti bashkë me vapën. Dhe vapa bashkë me stresin e pushtetit. Bre ka zgjedhje, bre votime, bre protesta a shkatërrime. Nuk ndodhi asgjë: Katër bashkiakë, njëri më i bukur se tjetri e morën pushtetin urtë e butë e plot kutinë. Ka zëra se, megjithëse pa opozitën, prapë fletët në kuti nuk dalin njëlloj më votues, por nuk prish punë…
Gushti për ca ka qenë pushim, për ca punë e për ca plane.…

Lexo më shumë

Në gjurmët antike të “Rrugës së Arbërit”!
Fotoreportazh /Teksti: Geri Emiri / Fotot: Sami Curri

Në gjurmët antike të “Rrugës së Arbërit”! Miqtë e vjetër dibranë e durrsakë, u nisën për vizitë tek tironsit! Një iniciativë e medias “Bulqiza ime” dhe “Smart Tour Albania”, që ju bashkua edhe pushteti vendor, na bëri bashkë për të reflektuar mbi historinë e vendit tonë.
Me të lënë pas bukurinë përrallore të Urës së Vashës, që përshkohet me delikatesë nga lumi Mat, të presin banesat dykatëshe të tipit kullë, në fshatin Guri i Bardhë.…

Lexo më shumë

Pse ka akoma njerëz që mezi presin që Rruga e Arbërit të dështojë?!
Nga Kamber Faruku

Rruga e Arbërit është një nga investimet më të mëdha për të ardhmen e zonave të Dibrës, Matit, Lumës apo Martaneshit. Shkurtohet largësia e Dibrës me Tiranën rreth 100 km. Për 80 km shkon nga Tirana në Bllatë, kufiri me qytetin e Dibrës së Madhe. Për mbi 90 km mbërrin në Peshkopi. Po të llogaritësh udhëtimin sot me rrugën nga Burreli me 30-40 km në orë, kursen 3 orë e më shumë kohë udhëtimi, kursen karburant dhe mjetin nga amortizimi.…

Lexo më shumë

Tuneli u shemb, por “rruga” i solli turizmin
Nga Edmond Prifti

“Thashethemet” se tuneli i “Rrugës së Arbrit”, aq shumë i përfolur mediatikisht, që do të lidhë kryeqytetin me rrethin e Matit e Dibrës, u shemb…paskan qenë të vërteta. Pas një kalvari të gjatë të kalimit të pushteteve, e madje edhe shkatërrimit përfundimtar të kanionit shekullor të Brrarit, i ndodhur në Shkallën e Tujanit, e njëherazi premtimeve se do të mbarohej rruga shekullore, në vitin 2013, si dhe kalimeve sa tek njëra e tek tjetra firmë kontraktuese, telashet nuk paskan të sosur (“për ti bërë qejfin sadopak”, terreni është i përbërë kryesisht nga shkëmbinj shtufe, atje ku është hapur edhe tuneli).…

Lexo më shumë

Dibra jonë e bukur
Nga Dionis Xhafa

Një udhëtim fantastik për në Dibër ishte ai që bëra këtë herë. Si herët e tjera, në kohë më të reja, edhe këtë herë emocionet janë të shumta. Po njëjtë, do të vizitosh një krahinë, e cila për fat të keq është lënë në harresë dhe diku në cep të atdheut, sikundër një thesar që e lë diku, larg syve të njerëzve, larg njerëzisë, për ta pasur atë vetëm ata që vërtetë duan dheun, truallin, arrat, tokat, ujërat, lumin, malin, krojet e bukuritë natyrore të Dibrës.…

Lexo më shumë

Mevlud Buci, nga Tirana në vendlindje për t’u përballur me sfida të reja
Nga Osman Xhili

 

Ftesën e mikut tim të nderuar, profesor Mevlud Bucit, e prita me kënaqësi të dyfishtë. Do të vizitoja një nga lisat e shumtë, një nga njerëzit e shquar të Lukanit, të kësaj perle, që Zoti i ka dhënë shumë vlera e bukuri mahnitëse.
Mikrobuzi i linjës pasi mbushet me pasagjerë e me mallra merr rrugën e mundimshme drejt fshatrave të kësaj zone.…

Lexo më shumë

Sllova si krenari e Dibrës dhe memoriali i blerë i turpit në Tiranë
Nga Luan Rama

Sllova është një krahinë dhe një histori krenarie jo vetëm për Dibrën. Në historinë e atdhedashurisë shqiptare, ajo ka qenë e mbetet një monument sakrificash dhe lavdie. Ndaj kjo e bën udhëtimin për në krahinën e Sllovës e të nëntë fshatrat e saj; Sllovë, Shumbat, Trojak, Sllatinë, Vleshtë, Dypjak, Venisht, Kallm dhe Zall-Kalis, si nëpër të gjithë katundet rrethepërqark malit të Korabit, një udhëtim mes legjendash e në majat e historisë.…

Lexo më shumë

Formimi i Brigadës 18 S dhe çlirimi i Dibrës- dy ngjarje të rëndësishme të historisë
Nga Zabit Lleshi

Populli i Dibrës është shquar në luftën për liri e pavarësi. Kontributi i tij zë një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Janë të njohura luftërat e Skënderbeut kundër Perandorisë osmane, ato të luftës kundër Tanzimatit, Hajredin Pashës, mbrojtja e Lidhjes së Prizrenit, Lidhjes së Pejës, kryengritjet e mëdha 1910-1912 e tjerë. Nëntë vjet iu desh Dibrës të luftojë për mbrojtjen e pavarësisë kundër copëtimit të saj nga pushtuesit serbë, siç thuhet edhe në këngën:
“Në tanë Europën ka shkue fjala,
çe nëntë vjet luftojmë me krajla…”
Pas një periudhe relativisht qetësie në vitet 1924-1939 filloi një luftë e re që për humbjet e jetëve njerëzore, të pasurisë së fituar me djersë gjatë shumë brezave ishin më të mëdha se luftërat që kish përballuar Dibra nga shumë pushtues të tjerë.…

Lexo më shumë
1 2