Tre Hasanët

Për bujarinë dhe “bukën e Zajmit”, në gojën e popullit kemi edhe nji ankdotë:
“Hasan beg Zajmi, shquhej në Dibër për mikpritjen e tij. Si e shembi në dajak Jashar Gazi Toçin, kajmekamin turk në Peshkopi, i doli nami në nëndë malet e Dibrës. Pikërisht për këtë gjë e kapi cmira Hasan beg Xhilagën. Një natë, ky ndodhej për darkë tek Hasan beg Karahasani.…

Lexo më shumë

Ndërtimi i HEC-it Seta 4 në Dibër, Gjykata Administrative rrëzon padinë e banorëve

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë rrëzoi të premten padinë e 11 banorëve të fshatit Çidhën në Dibër, për shfuqizimin e pjesshëm të kontratës koncesionare për ndërtimin e hidrocentralit SETA 4.
Kjo çështje kishte si relator gjyqtarin Avni Sejdi, ndërsa vendimi u mor me shumicë votash. Gjykata u shpreh se banorët nuk i kishin provuar pretendimet e tyre se HEC cënonte zonat e mbrojtura.…

Lexo më shumë

Edlira Haxhiymeri, Pedagogia e përkushtuar për arsimin dhe shoqërinë

Edhe pak ditë na ndajnë nga 7 Marsi, Dita e Mësuesit dhe nuk mund të kalojë pa shkruar për një prej emrave më të njohur, më të dashur dhe më të respektuar në fushën e mësimdhënies, prof. Edlira Haxhiymerin. Mbi tridhjetë vite në mësimdhënie si pedagoge, studiuese e sot pedagoge me kohë të plotë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale nuk është pak.…

Lexo më shumë

“Vendimi për dhënien në përdorim të ujërave termale do të anulohet”

Dua të ndaj sot me ju një shqetësim madhor të zonës që përfaqësoj, shqetësim i cili, falë vullnetit të Kryeministrit Rama dhe përpjekjeve të përbashkëta, duket se ka hyrë në rrugën e zgjidhjes.
E kam fjalën për një vendim të marrë nga Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë, i cili më datë 11 Dhjetor 2018 vendosi për miratimin e lejes për përdorim të ujërave termale në qytetin e Peshkopisë, subjektit “Nesimi-Construction-78”.…

Lexo më shumë

Dr. Qemal Çadri, mjeku legjendë i Dibrës

I ka kaluar të 70-tat dhe si rrjedhojë e një problemi të koklavitur shëndetësor duket rrallë udhëve të Tiranës e ambienteve shëndetësore të saj, që vite më parë i ndriçonte me sharmin dhe mençurinë e tij. Herë pas here takohemi e çmallemi, kryesisht në shtëpinë e tij në Rrugën “Sitki Ciço” në Tiranë, ku kalon kohën midis përkujdesjeve të bashkëshortes, mjekes së mirënjohur Avije Çadri, e dashurisë së fëmijëve dhe të afërmve që e vizitojnë shpesh e marrin nga ai nektarin e mençurisë, që i buron pashterrur nga truri i tij aq pjellor dhe goja e tij fort e ëmbël.…

Lexo më shumë

Roli i komunitetit në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve bashkiake

Të menaxhosh pyjet është një imperativ i kohës, është të duash natyrën, por në rradhë të parë të duash veten dhe shoqërinë. Parku kombëtar Korab – Koritnik përmbledh në vetvete mbi 50 mijë hektarë, nga të cilët, mbi 20 mijë janë në qarkun e Dibrës. Kjo sipërfaqe masive e mrekullueshme fillon me fshatin e Kllopishtit, në pjesën juglindore, në kufi me Maqedoninë dhe përfundon në Tejzë e Radomirë, duke folur gjithmonë për pjesën e Dibrës.…

Lexo më shumë

Profesor Egriu, “ambasadori” dibran në Suedi

Të shkruash për profesorin e nderuar, Ibrahim Egriu, është sa e lehtë, aq dhe e vështirë. E lehtë, sepse jeta e tij është e ngjeshur me një aktivitet të begatë arsimdashës e patriotik. E vështirë, sepse nuk mundesh të pasqyrosh gjithë këtë material, brenda kornizave të një shkrimi, apo emisioni televiziv.
Profesor Egriu lindi në Maqëllarë të Dibrës, në vitin 1939, vit që përkon me pushtimin fashist të Shqipërisë.…

Lexo më shumë

Skandali me privatizimin e Llixhave, një mega aferë korruptive

Prej disa ditësh lajmi për një vendim korruptiv për dhënien me koncesion të ujit të llixhave ka trazuar jo vetëm banorët e lagjes së Llixhave por të gjithë dibranët.
Vendimi është marrë me 11.12.2018, dhe ka dalë në dritë vetëm pak ditë më parë. Në atë mbledhje të Këshillit të Basenit ujor Drin – Bunë, përfaqësuesit e Bashkisë dhe prefekturës justifikohen se kanë votuar kundër dhe se gjoja nuk kanë patur kohën e duhur për të njoftuar Këshillin Bashkiak, por nuk sqarojnë pse e kanë mbajtur të fshehur vendimin.…

Lexo më shumë

Pse jo dhe varret…

Ndarje! Ikje e trishtueme! Vargonj në shpirtrat e mësonjëtoreve. Balta, qelizat e saja të kalbëzueme prej përbindëshave njerëz. Nga afshi i poreve të saj, shteroi vlaga e jetës. U tha. U mpiks. Ngriu në akull të qelqtë. Rinimi i gjallesës njeri u mavijos. Dikush i mëshonte varfërisë. Të tjerë, shkretimit. Varrmihësit e vetvetes. Me shumë ngadalë. Por e mbushur me lëngëzimin e helmt, të idhët, të neveritshëm.…

Lexo më shumë

2018, një vit me prodhim, por pa treg

Iku edhe një vit. Në fund të tij, secili bën një analizë të thjeshtë: çfarë bëri, çfarë dha, çfarë mori, çfarë fitoi e çfarë humbi. E thënë në aspektin ekonomik, finalja e gjithë këtij bilanci është, se sa para ka në dorë njeriu për t’u përballur me vitin që vjen.
Fermerit dibran nuk i duhet shumë kohë për të bërë një analizë të tillë, sidomos atyre që merren me frutikulturë.Pranverën…

Lexo më shumë
1 98 99 100 101 102 158