Seta dhe Spree, dy qëndrime të kundërta me natyrën

 

Kjo foto është e lumit Spree (Shpree) në Beeskov, një qytezë e vogël me rreth 8 mijë banorë në Gjermaninë Lindore. Ky lum është i gjatë mbi 400 km dhe në pjesën më të madhe të tij është ruajtur në gjendjen natyrale, ashtu siç është në këtë foto. Ky lumtërheq shumë turistë gjatë gjithë vitit. Vetëm qytezën e Beeskovite vizitojnë çdo vit mbi 1.5 milionë turistë nga gjithë Europa.…

Lexo më shumë

Hajri Hoxha në kujtimet për Brigadën e xviii Sulmuese

I ka kaluar të nëntëdhjetat. Varka e jetës së tij mbushur me një jetë përkushtimi atdhetar udhëton drejt shekullit.

Qetë, qetë, me diellin në zenit.

Ka një kujtesë që e lakmoj. Jam i sigurt se kur të lexoni emër për emër shokët e tij në betejat për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë, pjesëmarrës aktiv në Luftën e Madhe Antifashiste Shqiptare, do ta lakmoni e nderoni më shumë se unë.

Lexo më shumë

SABRI ABDIU, meteori i sportit dibran!

Ka qenë një ditë e ftohtë dhjetori ajo që mori një jetë, aty në zyrën e tij ku punonte me aq pasion, në klubin “Studenti”, klub që e kish kthyer në një model sportiv në vend. Ishte Sabri Abdiu, një drejtues i aftë, por edhe një njeri tepër fisnik, që transmetonte te njerëzit cilësi të rralla volitive. Kanë kaluar afro 13 vite nga ai moment fatal, por kujtesa mbetet e freskët, ashtu si pasioni i tij i jashtëzakonshëm, për të bërë sportin e ndershëm.…

Lexo më shumë

Njerëz që hynë dhe mbeten në kujtesën e dibranëve

Sa herë më merr malli për Dibrën, për njerëz e për vende që kanë hyrë për të mbetur përgjithmonë në shpirtin tim, shfletoj arkivin tim fotografik, skanuar nga filma bardh e zi që më kanë mbetur tash më se gjysmë shekulli.
Ndjej kënaqësi, ndjej mall e dashuri.
Kësaj here u ndala në një fotografi fiksuar diku në male… Një njeri me mushkën përdore ngarkuar me arka një mbi një në të dy anët e samarit.…

Lexo më shumë

GJEOLOGJIA DHE PASURITË MINERALE

Prof. dr. Bashkim Lleshi

Nga ana gjeologjike Rajoni i Grykës së Vogël bën pjesë në pjesën jug perëndimore të zonës tektonike të Korabit. Në ndërtimin gjeologjik të kësaj pjese marrin pjesë shkëmbinj terrigjenë dhe karbonatikë nga moshat më të vjetra të Permo-Triasit deri tek depozitimet e reja kuaternnare.

Depozitimet e Permit të përhapura në zonën Kovashicë, Zogje, Shtushaj, Mazhicë e më në veri përfaqësohen nga ranorë, konglomerate dhe rreshpe argjilosilicore të zeza të përhapura kryesisht në zonën e Kovashicës.

Lexo më shumë

Shkolla që i dha frymëmarrje minierës

Bulqiza para vitit 1942 kishte dy lagje Kola dhe Dëriçe, pjesë të fshatit Vajkal. Më 1945 u hap një dhomë mësimi me 4 klasë, e cila shërbeu edhe për kursin kundër analfabetizmit. Më 1953, pesë vjet pas hapjes së minierës, filloi shkolla 7-vjeçare pa shkëputje nga puna, kryesisht për punëtorët e minierës, me një mësues. Më 1955 u ndërtua shkolla me 4 dhoma mësimi,u hap rruga për shkollën 7-vjeçare me shkëputje nga puna, rreth 100 nxënës, ku jepnin mësim 8 mësues.(B.Lami…

Lexo më shumë

Sokoli, njeriu që gjeti suksesin te gurrat e Kovashicës

Sokol Shtrezi as që e kishte menduar ndonjëherë, se do t’i futej një sipërmarrje të tillë apo do të ndiqte rrugën e biznesit. Bashkë me dy vëllezërit e tjerë, Gëzimin dhe Xhevahirin, ishin rritur me shumë varfëri, në fshatin e Kovashicës, në Shupenzë. Teksa ndiqte shkollën e mesme në komunën e tij, mësonte shumë mirë dhe “raskazet“ e rusishtes, duke marrë vlerësime maksimale nga mësuesi i kësaj lënde, Jashar Demiri.…

Lexo më shumë

Rasim Teodori, një emër në përmendoren e kujtesës së atdhedashurisë

Rasim Teodori


Nga Halil Teodori

E shkuara është rruga nëpër të cilën ka rendur fati ynë, është ajo e shkuar, ato vështirësi, ato përpjekje vetëmohuese, ai angazhim dhe ajo ndjenjë e lartë patriotizmi, e cila detyron sot mirënjohje dhe vlerësim prej secilit. Është kjo epope, kjo faqe e historisë së popullit shqiptar, që meriton vëmendje dhe rivlerësim, trajtim dhe konsideratë. Sepse çdo moment sakrifice dhe lavdie është skalitur me shkronja zjarri dhe gjaku.…

Lexo më shumë

Shefqet Domi,“Ginesi” i mjekësisë shqiptare

Shefqet Domi

Laboratori klinik-biokimik i unifikuar pranë spitalit Peshkopi, falë kontributit të Shefqet Domit, u bë një nga laboratorët më të kualifikuar në Shqipëri. Tashmë ai mban emrin e Dr. Shefqet Domi. Është vendosur paanësisht emri i duhur në vendin e duhur. Dr. Shefqet Domi punoi në shërbim të njerëzve plot 70 vjet, ai jetoi një jetë si njeri, por si mjek jetoi dy jetë.

Lexo më shumë

recensë | “Shtegu” që ndan poezinë e vërtetë nga vjershërimi amator

Shtegu i fjales

(Foto 1: shtegu i fjales kopertina per shtyp 21-10-2016)

Para disa muajsh, në prag të panairit kombëtar të librit, në studion e mikut dhe kolegut tim, Bujar Karoshi, do të njihja për herë të parë, njërin pas tjetrit, dy poetë. Fillimisht do të takoja aty Ahmet Prençin, të cilin, si njeri publik, e pata fiksuar përmes ekranit si “polic”, si ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.…

Lexo më shumë
1 127 128 129 130 131 158