Dibra resort, një oaz qetësie në Luginën e Shërimit

Resorti i Gëzimit është vetëm një oaz në shkretëtirë. Më sipër vazhdon Lugina e Shërimit, me këtë emër të bukur. Rruga që shkon përmes saj e të çon në fshatrat e Bellovës, ku mes tyre dhe Rabdishti i shpallur fshat turistik, është për t’i qarë hallin. E paasfaltuar, gjithë gurë, pluhur e gropa… Ajo sipërfaqe dhjetëra hektarësh, që dikur ka qenë me plepa, mund të kthehet në një park të bukur, me asfalt, me pemë dekorative, me stola, kënde lojërash e bare që shërbejnë.

Lexo më shumë

‘Kur këndonin gjelat e tretë’ – rrëfimi i pagjykuar i vrasësve

Pse në përmbledhjen me tregime të Agron Tufës “Kur këndonin gjelat e tretë”  mungon edhe
perspektiva e vrasësve, dhunuesve, dhe e masakruesve, vetë “Njeriut të ri” të komunizmit?
Kjo, në fund të fundit kërkon përballjen e dëshmive.

Pse në përmbledhjen me tregime të Agron Tufës “Kur këndonin gjelat e tretë”  mungon edhe perspektiva e vrasësve, dhunuesve, dhe e masakruesve, vetë “Njeriut të ri” të komunizmit?…

Lexo më shumë

Kujtime për Gani Metën

Sokol Shtrezi m’u vu fort t’i shkruaj ca kujtime për gjyshin e tij nga nana, Ganiun, babën e Lutes. Ke ndejtë shumë me Ganiun dhe keni pas biseda të shumta, më tha. Ai vazhdimisht të kishte në gojë dhe përmendte bisedat që banit me njeni tjetrin. Me njohjen që ke, ma mirë se ti, besoj, askush nuk mund të shkruajë për Ganiun.…

Lexo më shumë

Turizmi në Dibër, risitë dhe problematikat

Pamje nga “Kampinu i fluturave”, një nga destinacionet e reja turistike të kësaj vere në Dibër.

Situata pandemike në vend dhe botë ndërpreu këtë vit udhëtimet jashtë vendit, kështu që interesi për turizmin vendas, së paku mediatikisht, ishte në rritje këtë vit. Dhe në këtë interes nuk mund të qëndronte jashtë vëmendjes Dibra, me të gjitha resurset e saj natyrore, që nga lumi e deri te mali.

Tre televizionet kombëtare në vend, Top Channel dhe Klan i kanë kushtuar reportazhe guidave dhe vende turistike në Dibër.

Lexo më shumë

Nga Korabi në Kacni, destinacionet kryesore turistike

MALI KORABIT

Mali i Korabit është maja më e lartë në Shqipëri, në lartësi  2,764 m mbi nivelin e detit. 

Rruga drejt majës së Korabit është shumë tërheqëse për vizitorët, të cilët mund të shohin edhe bukuri natyrore të rralla si fusha e Korabit, bejshka e Shehut, liqeni i Zi, gropa e Panairit. Gjithashtu ka shumë vende për të ngritur kampingje, mund të bëjnë xhiro me kuaj, vizitojnë stane dhe shohin jetën baritore.

Lexo më shumë

Motive tiranase nga Zaim Elezi (Zaya)

Më 11 shkurt të vitit 1920 qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes u vendos në Tiranë, duke e shpallur kështu zyrtarisht kryeqytet i vendit. Pra, ky vit shënon edhe 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë. Në këtë kuadër, piktori dibran Zaim Elezi – i njohur me pseudonimin e artit ZAYA – hap një ekspozitë me piktura për kryeqytetin tonë, Tiranë, kushtuar traditës si dhe peizazhit tiranas me rrethina.

Lexo më shumë

Homazh për artistët që nuk janë më, por që kanë lënë pas himne atdhetarie e dashurie për Dibrën

Hazisi, Shabani, Xhevati, Imeri, Qerimi, Sherifi, Naimi e Përparimi nuk janë më mes nesh. sa ishin gjallë bënë më të mirën për vendin dhe Dibrën. Ne do t’i kujtojmë gjithmonë me mall e me respekt, sepse puna dhe jetë e tyre jetojnë mes nesh. Por edhe atje ku janë bashkë, me siguri po e thurin një himn për Dibrën.

Para pak javësh u kujtua ndarja nga jeta e Hazis Ndreut, një nga figurat më të spikatura të kulturës në Dibër.

Lexo më shumë

Arif Vladi, një legjendë e gjallë e këngës epiko-historike

Me këngët e Arif Vladit kam rënë në kontakt që herët, në fundin e viteve ‘80, kur ai ka nisur edhe interpretimet e para. Vazhdoj ti dëgjoj me shumë kënaqësi dhe sot këngët e tij. 

Krijimtaria artistike e Vladit është e gjerë dhe e larmishme. Ajo është e shtrirë në kohë dhe hapësirë. Është e shtrirë në kohë, pasi interpretimet e tij të para kanë nisur në fund të viteve ‘70 dhe vazhdojnë dhe sot.

Lexo më shumë

Fjalë zemre nga kompozitorë, këngëtarë, bashkëpunëtorë, miq e të njohur të kompozitorit të madh Përparim Tomçini

ILIR SHAQIRI, këngëtar: 

Komuniteti i artit muzikor kombëtar sot ka ulur flamurin në gjysmështizë. Është ndarë nga jeta (në moshën 65 vjeçare) kompozitori i papërsëritshëm shqiptar, Përparim Tomçini…

I frymëzuar nga krijimtaria alegorike e Dibrës, nga gurra e pashtershme e folklorit dibran, ai ngriti në skenat artistike perla të muzikës shqiptare; vepra që shtrihen në gjini të ndryshme, si: Rapsodi për kor, Rapsodi për solist dhe orkestër, Suitë simfonike, Poemë simfonike, Elegji korale, Balada vokale, Këngë lirike dhe epike, deri të Tablotë koreografike.

Lexo më shumë

Kush ishte Përparim Tomçini?

Përparim TOMÇINI u lindur në vitin 1955, në Peshkopi. Në vitet 1970-1974 ka kryer Liceun Artistik “ Jordan Misja” Tiranë në degën Teori Muzike. Në vitet 1975-1979 ka kryer studimet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) në degën “Kompozicion” me udhëheqës  kompozitorin e njohur Feim Ibrahimi.

  • Nga viti 1976-1979 ka qenë bashkëkrijues dhe anëtar i rregullt i grupit muzikor “Na bashkoi kënga popullore” .
Lexo më shumë
1 22 23 24 25 26 55