Shtegu i Fjales

Ndryshe nga shumica e profesioneve të tjera të cilat përfitohen përmes edukimit, shkollimit, poezia më shumë konsiderohet si një mision (disa e konsiderojnë hyjnor), se sa një profesion në tregun e madh të punës.

Madje, janë gjithnjë e më të rrallë ata që e sigurojnë jetesën me këtë mjeshtëri. Shkurt, poet lind; nuk bëhesh dot. Poezia e Islam Çengës duket se nuk buron nga leximet, egoja apo mania që ka çdo njeri t’u dukur publikisht; ajo nuk është një poezi e porositur, si është bërë e modës edhe në art.

Lexo më shumë

Potenciali turistik i luginës së Drinit të Zi

 

Vlera turistike e ujërave qëndron në mundësitë që ato ofrojnë për banja dielli, banja uji për turistët si dhe për zhvillimin e një sërë sportesh (notit, peshkimit e sporteve të tjera). Larja në lumenj e kombinuar me banjat e diellit, ndikon mbi disa funksione të veçanta të organizmit të njeriut. Kështu për shembull simulon oreksin, vepron mbi sistemin nervor etj.,…

Lexo më shumë

Krijohet forumi “Dibra Turistike”.

Forumi “Dibra Turistike” është struktura më e re këshillimore që po kontribuon në hartimin e politikave lokale zhvilluse për sektorin e turizmit në Dibër. Me një anëtarësi prej më shumë se 25 anëtarësh që vijnë nga grupet e interesit për zhvillimin e turizmit si: historianë, artistë, guida, agjenci turistike, shpi pritëse, shkolla profesionale, media, hotelet, grupet prodhuese, fermerë, drejtues lokalë, punonjës të bashkisë, agro-përpunues dhe grupet e grave prodhuese, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.

Lexo më shumë

Shtek më shtek e skutë më skutë

Një botim në format xhepi, i përshtatshëm për t’u lexuar kudo ku ndodheni.

Një libër që të rrëmben me magjinë e të folurë së Dibres, plot nënkuptime e alegori;

krejt origjinale të mbledhura nga Munir Shehu.

Unë ta mora vocin

Dali Noka në Grykë Nokaj nuk kishte djalë, por vetëm një cucë. Ai deshi të zgjidhte një dhëndër që të jetë i mençëm e i shkathët dhe ta ketë si djalin e vet.…

Lexo më shumë

Dafi (Defrim) Derti: Dibra ka vlera dhe njerëz të mrekullueshëm

Dafi Derti është një nga këngëtarët më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar. Ai ka lindur dhe është rritur në fshatin Blliçe të Dibrës. Emri i tij i vërtetë është Defrim Derti. Suksesin më të madh e pati në hitin absolut me bashkëshorten e tij, këngëtaren e mirënjohur, Silva Gumbardhi. Kënga “Të ka lali shpirt” u bë një super hit, duke thyer rekorde klikimesh.

Lexo më shumë

Rruga e Arbërit do t’i shërbejë njohjes së mëtejshme të historisë

Pamje e Urës së Brarit. Foto © Bashkim Lleshi 2004

Rruga e Arbërit do t’i shërbejë jo vetëm zhvillimit ekonomik të vendit e rajoneve nga do të kalojë, por do t’i shërbejë edhe njohjes së mëtejshme të historisë së lashtë të vendit tonë. “Rruga e Arbërit ka qenë rruga kryesore e vendit, krahas rrugës Egnatia që në lashtësi. Kjo rrugë lidhte perëndimin me lindjen, ku në Iliri hynte nëpërmjet Durrësit, aty ku e ka zanafillën edhe edhe “Via Egnatia” e shekullit të II-të para erës sonë e ndërtuar në kohën e perandorisë së fuqishme Romake… Degë e Via Egnatias ishte rruga e rëndësishme Tiranë-Dibër që njihet me emrin “Rruga e Arbërit.”…

Lexo më shumë

“Shpirti rri zgjuar” i Astrit Gjunkshit

Libri i dytë i Astrit Gjunkshit “Shpirti rri zgjuar”, nën siglën e botimeve “Nacional” është vijim i përmbledhjes së parë poetike “Botët brenda shqirtit” publikuar një vit më parë. Megjithatë ky nuk është pikëtakimi i parë i autorit me librin, pasi ai ka sjellë në shqip një kolanë botimesh të rëndësishme si “Ajzenhaueri, ushtaraku, presidenti”, “Kolin Pauell, udhëtimi im amerikan”, “Sfidat e jetës” dhe “FBI, e kaluara e turbullt dhe ardhmja e pasigurt” apo botime të tjera në shqip dhe anglisht për integrimin, sigurinë dhe diplomacinë.…

Lexo më shumë

Të dashur të rinj!

Duhet të kuptojmë që kafenetë nuk mund të jenë justifikim së po bëjmë diçka. Nuk duhet të pajtohemi me realitetin së këtu nuk jetohet apo se vetëm “toka e premtuar” mund të na nxjerrë nga situata. Tymosja nuk sjell zgjidhje, madje as alkooli apo lëndët e ndaluara nuk do të na shpëtojnë. Modelet që ne ndjekim nuk duhet të ndiqen. Mjaft mallkuam pedagogët.…

Lexo më shumë

Kalaja e Dodës  në ndarjet administrative

Dokumenti i parë i shkruar për Kalanë e Dodës është i vitit 1571. Ai është regjistrim osman. Në regjistrimet e vitit 1468 Kalaja nuk është përfshirë në defterin osman. Mendimi i studiuesve të historisë është se Kalaja më 1468 nuk ka qenë e pushtuar akoma nga osmanët. Në vitin 1571 banorët e Cerenit kanë pasur katër mbiemra të gjithë shqip, asnjë sllav.…

Lexo më shumë

Kujtime të fshatit tim
Kafe në Athinë me një zdojanak të ri

Zdojani është vendlindja ime.
E saktë!
Ndokush do të më kujtojë Brezhdanin si vendlindja ime.
E saktë!
Në regjistrin themelor të gjendjes civile të Brezhdanit më shkruan prindërit më 11 maj 1941, plot 62 ditë pas daljes në jetë.
Kohë lufte…
Brezhdani ka qenë që herët katundi më i madh dhe më i populluar i Dibrës. Treqind shtëpi numëroheshin.
U nda në dy katunde, në Brezhdan dhe Zdojan përmes një vije ndarëse hequr nga lindja në perëndim.…

Lexo më shumë
1 43 44 45 46 47 55