DIBRA NGA ANTIKITETI NË MONARKI

“Biri im, shkruej një libër për luftërat e dibranëve kundër pushtuesve të huej. Asht derdhun shumë gjak në mbrojtje të trojeve tona, shumë gjak, o bir”.

Im atë, si shumë dibranë të tjerë, që panë, provuan dhe u përballën me shovinizmin më të tërbuar të kohës, kishin të drejtë. Dibra është krahina që ka pësuar hemorragjinë më të rëndë të kombit shqiptar.…

Lexo më shumë

Sulejman Borova, artisti që i dhuroi vlera këngës dibrane

Sulejman Borova dhe Arsim Kolari

Pavarësish se vitet ikin, duket se vlerat e këngëve të tij vazhdojnë rrugën duke anashkaluar kufijtë e “Shqipërisë londineze” dhe aq më tepër qytetin e Dibrës, ku ai u lind. Me këngëtarin gjeni, me karrierë mbi 50 vjeçare, i cili prej tre dekadash jeton në Amerikë, në ditët e qëndrimit në vendlindje, kemi bërë një bisedë të lirë, i cili kujton dhe vlerëson kohën e krijimeve të tij artistike.…

Lexo më shumë

Përtej kronikës së disa jetëve

Duke lexuar librin “Në panteonin e vlerave” të autorit Halil Rama

 

Pa asnjë mëdyshje, libri i Halil  Ramës “Në panteonin e vlerave” është befasi në botimet e viteve të fundit. Media vizive dhe ajo e shkruar na ka “bombarduar” me kronikat e krimeve dhe me ato rozë. Dhe të vënë në rolin e një edukatori të brezave, të paktën në familje, pa folur në mjedisin social, e kemi të vështirë që t’u themi më të rinjve se ka edhe vlera të mira ky vend, kjo krahinë, që duhen njohur, që duhen ndjekur, pa folur edhe për Panteonin e vlerave që ka dhe duhet të ketë një komb, pavarësisht se sa popull ka ai në sipërfaqen që mbulon flamuri i tij.…

Lexo më shumë

Rabdishti dhe Radomira,dy fshatrat që po përgatiten për zhvillimin e shpejtë të turizmit

Para disa ditësh qeveria shqiptare hodhi një hap të rëndësishëm për turizmin në Shqipëri. Vendosi që të investoj në 100 fshatra turistik që kanë ndikuar në zhvillimin e turizmit dhe që janë  pikat që tërheqin më shumë turistë. Në fokus të këtij investimi të qeverisë, në bashkëpunim me qeverisjen lokale dhe banorët e zonave; janë parë të nevojshme në infrastrukturën rrugore, çështjet e mbetjeve urbane si dhe përmirësimi i faktorëve të tjerë që ndikojnë në cilësinë e shërbimit të turizmit.

Lexo më shumë

Tri dimensionet e veprës krijuese të Hajri Mandrit

Poeti, dramaturgu dhe studjuesi i shembëlltyrës në folklor dhe letërsi, në proces të mbrojtjes së Titullit Profesor i associuar.

Dr.Hajri Mandri është pedagog në “ALBANIAN UNIVERSITY”, Tiranë, ku kryesisht jep lëndët: pedagogji dhe shkrim akademik.

Në botimet e fundit ka kontribute të çmuara në pedagogjinë speciale, ku më evident ky kontribut shfaqet te libri i tij shkencor “Tiflopedagogjia”.

 

Para  tre dekadash, në konkursin kombëtar të teatrove të Njësive të Ushtrisë, si  metodist i punës kulturore në ish – Shtëpinë e  Ushtarakëve të Divizionit të Bulqizës, për t’iu përshtatur tematikës, zgjodha për të konkuruar me dramën “Bregdrinasit”. …

Lexo më shumë

Melita Shehu, e papërsëritshmja artiste e madhe

Të krijosh art nga vetvetja, nuk është e lehtë, e sidomos dekada më parë, kur kjo ka qenë histori në vete, veçanërisht për zonën e Dibrës. I tillë qe fati ynë, dikur na e përcaktonin të tjerët!…Por, nga fatkeqësitë, artistët popullorë krijuan mrekullitë. Ndër artistet e para dibrane, kemi këngëtaren legjendare, Melita Shehu talentin e së cilës e krijoi vetë natyra, për ta hetuar këtë mësuesit e saj: Kiço Kalemi (mësuesi i matematikës dhe fizarmonist i dalluar), dhe Mynyr Shehu (mësuesi i muzikës), që tëdy udhëheqës të grupit të shkollës, ku Melita kreu filloren.…

Lexo më shumë

Musa Osmani, mendimtari dhe filozofi popullor

Lura, kjo mrekulli e natyrës  shqiptare, kjo perlë e rrallë që do ta kishin zili edhe mjaft vende europiane ka parë figura të njohura të shkencës, politikës, artit, kulturës, albanologjisë  nga mjaft vende të ndryshme të botës. Kaluan këtej dhe u mahnitën me këtë bukuri të natyrës shqiptare që perëndia ua kishte bërë dhuratë shqiptarëve.

Në Lurë ka kaluar  Baroni Franc Nopça, Edit Durham, Zef Valentini, Hugo Adolf  Bernatzik ,Antonello Biagini etj. …

Lexo më shumë

Letërkëmbime nga larg me Moikom Zeqon

I nderuar Abdurahim Ashiku,

Mora letrën Tuaj, të gjatë e të përmallur. Ju falënderoj me gjithë shpirt. E kuptova menjëherë se ç’ju ka shtyrë në shqetësimin Tuaj, që frymë merrte në çdo germë të shkruar. Më vjen mirë që ajo që kam shkruar unë për Himarën Ju ka bërë përshtypje. Por shumë interesante hanë ngjarjet, që më tregon dhe sidomos ato që më përshkruan për Lurën.

Lexo më shumë

Profilet e inxhinierëve që ndërtuan Shqipërinë

Njeriu në jetën e tij njeh mjaft njerëz të tjerë. Këta janë patjetër familjarët, shokët e fëmijërisë, të shkollës, rinisë etj. Një vend të rëndësishëm zënë patjetër shokët dhe kolegët e punës. Në këtë libër kam përshkruar jetën dhe punën e 50 kolegëve të mi ndër vite. Në fakt, në libër janë 51, sepse njërin, z.Izet Dibra, për vetë kohën, është i vetmi që nuk e kam e kam njohur.…

Lexo më shumë
1 41 42 43 44 45 55