Pedagogjikja

Në ndërtesën që njihet si Pedagogjikja e Peshkopisë dhe që është edhe sot në qendër të qytetit, mësimi ka filluar në vitin 1948, si për maturën e parë, ashtu edhe për nxënësit e shkollës së Dobrovës, që u bartën në shkollën e re, ku ishte konvikti. Konviktit në shkollën pedagogjike i përkiste kati i nëndheshëm, ose bodrumi, siç i thoshim ne, ku ishte mensa, kuzhina, magazinat, rrobaqepësia dhe disa anekse të tjera përkatëse.…

Lexo më shumë

Duke kujtuar Pedagogjiken e Peshkopisë

Pedagogjikja jonë sivjet ka 70 vjetorin. Shkolla e Mesme Pedagogjike e Peshkopisë i hapi dyert e saj më 1948, plot 70 vjet më parë. Ishte shkolla e parë e mesme në gjithë rrethin e Dibrës, rreth që shtrihet nga Lura dhe Kalaja e Dodës në veri deri në fshatin Llangë, në jug, që tani i është aneksuar rrethit të Librazhdit. Por ajo do të shërbente edhe për rrethet e tjera verilindore të vendit si Mat, Mirditë, Kukës, Tropojë, Krujë nga furnizohej me kontigjente nxënësish.…

Lexo më shumë

Zimuri,
fshat i harruar

Foto. B.Karoshi

“Fshati që nuk ka fshat mbi krye”, ka gjithë Dibrën në pëllëmbë të dorës,  por dora e qeveritarëve të Dibrës për të nuk është shtrirë kurrë.

Zimuri, fshati më i largët të Njësisë Administrative Tomin, ndodhet 1 orë larg me makinë nga qendra e qytetit të Peshkopisë. Rruga për të shkuar atje kalon është e vështirë, e paasfaltuar dhe kalon përmes një terreni tepër të thyer.…

Lexo më shumë

154 sonetet e Shekspirit në gjuhën e Naim Berishës

 

Të shkruash mjafton të dish vetëm shkrim e këndim, ndërsa të përkthesh duhet të jesh i shumanshëm. Disa shkrues, pa qenë fare shkrimtarë, shkruajnë libra të mirëshitshëm, që rrëmbejnë vëmendjen e masës, duke luajtur me kuriozitetin, padurimin dhe dëshirën e saj për t’u dukur me kulturë. Përkthyesi nuk e ka aq të lehtë. Ai që përkthen duhet të jetë shkrimtar, poet, muzikant, historian, psikolog dhe mbi të gjitha, një udhërrëfyes i mirë në labirinthin e mistereve të letërsisë.…

Lexo më shumë

Mbetjet urbane në Bulqizë

“Ne synojmë me këtë projekt që të vejmë Bashkinë Bulqizë përballë përgjegjësisë me situatën reale në terren e cila është përgjegjëse për ofrimin e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane, të rrisë buxhetin që të përmirësojë cilësinë e shërbimit të pastrimit në mënyrë që të mbroje mjedisin nga ndotja që i vjen nga keqmenaxhimi i mbetjeve dhe hedhja e tyre pa kriter në mjedis nga komuniteti.

Lexo më shumë

Një ditë në Prat, aty ku festojnë banorët e Katër Grykëve

Një ftesë nga Tofik Totraku
Natën e 20 majit 2018, ditën kur do të festonin Katër-Grykët e Dibrës festën pagane të Shënkollit në Prat, rreth orës 12.00 të natës, më ra zilja e telefonit:
-Përshëndetje! Jam djali i Mehmet Totrakut. Uroj që ke kthyer në vendlindje!
-Faleminderit dhe ju përgëzoj o Latif!
-Jo, nuk jam Latifi. Jam djali i vogël i Mehmetit, jam emigrant në Itali.…

Lexo më shumë

Organizimet komunitare dhe demokracia

Demokracia është interesante! Ajo është shumë e mirë për t’u arrirë. Këtë po e provojmë në Shqipëri për afro 28 vjet.
E dalë nga sistemi diktatorial, ku vendim-marrja e centralizuar degjeneroi në censurë të fjalës e më tej në autocensurë, shoqëria shqiptare e gjeti veten në kaos organizimi. Ideologjia e trashëguar, jo vetëm në tekstet shkollore, por edhe në sjelljen e përditshme, u transformua në ideokraci.…

Lexo më shumë

Ferma “Kaja” në Gjoricë, një histori suksesi përmes punës dhe sakrificës

SONY DSC

Zenel Kaja i Gjoricës nuk ishte marrë shumë me bujqësi para viteve 2000. Ndonëse ai vinte nga një familje bujqish të talentuar, për shumë vite kishte punuar si ushtarak, në detyra të ndryshme. Për më tepër ai ishte djali i Bektash Kajës që kishte qenë për shumë vite kryetar i kooperativës së Gjoricës, njeri punëtor dhe që i dëgjohej fjala. Si pikënisje për aktivitetin e ri u bë vëllai i Zenelit, Mediu.…

Lexo më shumë

Kryeministri: “Punimet vijojnë me cilësi e ritëm të lartë”

Pamje nga kantieri i punës te dy tunelet e Qafë Murrizit. Gusht, 2018.

 

Qytetarët, edhe për shkak të mbështetjes politike, janë të ndarë në dy grupime: ata që besojnë te Kryeministri se nuk ka kthim prapa dhe ata që besojnë se gjithçka e reklamua është vetëm propagandë. Një vëzhgim të terren tregon se, pavarësisht opinionit të ndarë në dysh, punimet vazhdojnë.

Më 24 gusht kryeministri Edi Rama u tha “Mirëmëngjes” dhe u uroj një ditë të mbarë ndjekësve të tij në FB me një videoinformacion nga kantieri i Rrugës së Arbrit, ku sipas tij, “punimet vijojnë me cilësi e ritëm të lartë sipas planit”.…

Lexo më shumë
1 2 3