Shaban Dervishi, një jetë me krenari dhe dinjitet

Nga Faik Xhani

Më 31 korrik 2017 pushoi së rrahuri zemra e Kryetarit të Nderit të Shoqatës “Bashkimi i Pergjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë” Shaban Dervishit.

Shaban Elez Dervishi lindi më 2 tetor 1936 në Lugjej (Dardhë) të Dibrës. Rrjedh nga një famije me tradita patriotike dhe bujarie.

Babai i tij, Elezi, kryesisht u mor me blegtori. Ai gjatë Luftës Nacionalçlirimitare u lidh me lëvizjen dhe ndihmoi me sa mundi për çlirimin e atdheut.…

Lexo më shumë

Dhunohet busti i atdhetarit  Mersim Dema

Nga Hysen Likdisha

Në një nga mëngjeset e meskorrikut 2017, Shupenza, njësia administrative me të njëjtin emër e Bashkisë Bulqizë, është zgjuar duke u përballur me një ngjarje aspak të këndshme e përçudnuese, atë të heqjes së kokës të bustit të atdhetarit  dhe patriotit të shquar të kësaj zone, Mersim Dema.  Natyrisht që një ngjarje e tillë, ka shokuar banorët, pasi në një situatë normale, një gjë e tillë nuk do ti shkonte askujt ndër mend që mund të ndodhë. …

Lexo më shumë

Rruga 15 vjeçare e shkollës “Sarina 2002”, një histori suksesi

Me pasionin për zhvillimin e arsimit parauniversitar në Mëzes Fushë, Z.Liman Hoxha hapi Shkollën 9 Vjeçare Jopublike “Sarina 2002”, me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr.300, datë 14.10.2002, ndërsa për funksionim e gjimnazit “Sarina 2002” leja u dha me urdhër nr.162 me datë 09.06.2005 nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Emri “Sarina”vjen si fryt i bashkimit të emrave të fëmijëve të Presidentit të shkollës Liman Hoxha: Samel (Sa), Sara (Sar), Romina (Ina).…

Lexo më shumë

NJERI E KUADËR I MIRË, PUNËTOR I PALODHUR

postmortum


 

Në fillim të muajit nëntor, krejt papritur u nda nga kjo jetë në moshën 75 vjeçare Gani Lami, person i njohur e i respektuar në tërë zonën e Bellovës e në mbarë Dibrën, Hero i Punës Socialiste. Nuk ishte i sëmure, përkundrazi, i shëndetshëm e plot gjallëri, por një atak e ndau Ganiun nga jeta dhe gjiri i ngrohtë i familjes.

Lexo më shumë

Ali Puca, mësuesi me zemër të madhe

Ali Puca

Gryka e Madhe është shquar gjatë gjithë historisë së saj në luftën për liri dhe pavarësi. Ajo ka nxjerrë burra trima, të mençur, udhëheqës e prijësa popullorë, heronj e dëshmorë që mbetën të paharruar, si Mustafa Shehu, Fasli Malja, Sal Meta, Ismail Baloshi, Ahmet Loka, Sal Zeneli, Sulejman Shehu, Jakup Cani, Hasan Pata, Isak Metalia, Jashar Kola, Ramiz Hyseni, Ramadan Cani etj.…

Lexo më shumë

PESHA E MARSIT TË VRARË

Baba Faja me baballarë të Këshillit Botëror Betkashian pak ditë para se të vritej.

  ”E vranë, mami?”

  Jo, shpirt… Ti ke mua. ” *

Rëndon nëpër vite pesha e hidhur e marsit të vrarë. Një varg i gjatë njerëzish lëviz në rrugën e Elbasanit. Të heshtur, si kortezh. Mes tyre – Xixa . Mban për dore voglushin. Ai erdhi në këtë botë si dhuratë e shenjtë dashurie.

Në qafë te kodrës së Saukut kthejnë majtas për në selinë e shpirtrave, ku zbardhon qyteti i mermertë në heshtje të dhimbshme.

Lexo më shumë

Gruri, kultura që po mbillet çdo vit e më pak

Korrja e grurit | Foto: B.Karoshi

Qarku i Dibrës mbjell zakonisht një sipërfaqe prej rreth 3000 hektarësh. Të dhënat tregojnë se në vitet në vazhdim, sipërfaqja e mbjellë me këtë kulturë, po vjen në ulje të vazhdueshme, duke bërë një zbritje drastike me gati 1000 hektarë, në vitin aktual. Arsyet për këtë janë të shumta.

Në qarkun e Dibrës, ka fshatra të thellë, malorë me rrugë të ngushta, dhe pamundësi për të shkuar kombajna për korrje, apo makineri të tjera.

Lexo më shumë

Liman Hoxha, njeriu i punëve dhe jo i fjalëve

Fundi i pranverës erdhi mjaft i bukur dhe i veçantë për shkollën jo publike “Sarina 2002” . Viti shkollor po mbaron, matura e angazhuar totalisht për provimet e vetë e gjithë shkolla në festë. Një festë e madhe kolektive kjo që i ka kaluar përmasat e festave të zakonshme. Nuk paska nevojë për komision, protokoll e organizim. Çdo gjë shkon jashtë çdo lloj parashikimi.…

Lexo më shumë

Le të ma tresë trupin tim, dheu i Sofraçanit

Këto ishin fjalët e fundit të Xhelal Roçit. Xhelali u lind në fshatin Sofraçan Njësia Administrative Zerqan, rrethi Bulqizë në një familje atdhetare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje , ndërsa atë 7 vjeçare në Shupenzë. Në vitet 1957 – 1962 punoi në ndërmarrjen e grumbullimit Shupenzë. Në vitet 1962 – 1965 kreu shkollën e Bashkuar të Oficerëve të Ministrisë të Punëve të Brendshme në Tiranë me rezultate shumë të mira.…

Lexo më shumë

Të pushtojmë Korabin

Vullnetare te Changing the future gjate nje udhetimi turistik ne Malin e Korabit

Për herë të parë klubi Discover Albania e vendos malin e Korabit si atraksion turistik. Misioni ka nisur më 5 mars dhe më 2 korrik, anëtarët e klubit synojnë ngjitjen në majën më të lartë në Shqipëri.

Fundmaj, ditë e shtunë, unë së bashku me tim atë morëm rrugën për në Malin e Korabit.
Pika e nisjes për ngjitje alpinistike (edhe pse ne nuk kemi kishim këtë plan) në Korab është fshati Radomirë, i lidhur me rrugë automobilistike me Peshkopinë.…

Lexo më shumë
1 77 78 79 80 81 83