Forum i hapur për rrugën e arbrit, organizuar nga grupi i lobimit

Me iniciativën e profesorit të Universitetit të Birmingamit, Dr. Gëzim Alpion, nismëtari i peticionit online për Rrugën e Arbrit, një forum Forumi i Hapur u zhvillua në hotel Tirana më 17 Prill 2017, me pjesëmarrjen intelektualëve të angazhuar, përfaqësues shoqatash, deputete dhe qytetare…
Debati mbi këtë çështje ishte i hapur dhe i gjithanshëm. U diskutua mbi mënyrat e reja te protestave dhe qëndrimin që duhet të mbajnë anëtarët e shoqërisë civile si dhe firmëtarët e peticionit ne lidhje me premtimet për Rrugën e Arbërit.…

Lexo më shumë

Artan Cuku do të mbetet një yll më shumë në panteonin e policisë shqiptare

Ai iku që ne të reflektojmë për misionin që kreu në funksion të Shtetit e shoqërisë!

Telefonata e orës 20.12 minuta të datës 8 prill 2017, do ngelet e pashlyer deri në cakun e fundit të memorjes e të grahmës së mbrame të frymës sime. Ishte nje miku im, oficer policie që më dha lajmin se kanë vrarë Artan Cukun. Ky ishte njoftimi-gjëmë më tronditës, më i çmendur që mpiu e atrofizoi të gjithë qënien time.…

Lexo më shumë

Familja Topuzi, aty ku me punë ndërtohet e ardhmja

Kur nisesh nga Maqëllara, për të shkuar për në Peshkopi, aty në të majtë, në vendin e quajtur Qenok, majë një kodrine të bukur, ngrihet një vilë. Jo shumë e madhe nga përmasat, por me njerëz punëtorë, bujarë e mikpritës, të zgjuar e inteligjentë. Bedri Topuzi, nga fshati Trepçë, një burrë truplidhur, energjik dhe me një palë mustaqe të vogla, që i hijeshojnë fytyrën, e ka shumë të limituar kohën.…

Lexo më shumë

Skënder Farrici, njeriu i kontributeve dhe i vlerave qytetare

Skender Farrici

Ish-mjeshtri duarartë, Skënder Farrici, banor i qytetit të Burrelit është njëri nga më të njohurit e shumë i respektuar për banorët e gjithë grupmoshave në rrethin e Matit. Ai në vite deri sa doli në pension punoi në repartin e Shërbimeve Komunale Burrel për prodhimin e këpucëve me porosi.
Skënder Farrici është lindur më 13 prill 1942 në qytetin e Tiranës në një familje me tradita të hershme atdhetare, patriotike, luftarake, punëtore e bujare.…

Lexo më shumë

Ngricat që na “morën” 10 milionë dollarë

Foto: Artur Xhediku

Ekspertët mendojnë se dëmet financiare në qershi, mollë, rrush, arrë dhe kumbulla mund të shkojë në mbi 10 milionë dollarë

Mbi 10 milionë dëme në pemëtari. 2.5 milionë dëme vetëm në kulturën e arrës, e cila rrezikon ekzistencën e saj. Shoqëritë e sigurimit kanë mbyllur “dyert” për fermerë. Kërkohet ndërhyrja e shtetit, jo vetëm në kompensimin e dëmeve, por edhe në krijimin e një legjislacioni mbështetës për investitorët e rinj të frutikulturës.

Lexo më shumë

Nuk po kërkojmë të realizojmë trille teknologjike, por një rrugë!

Në gjurmet e Rrugës së Arbrit | Foto 13 maj 2007

Rruga është pjesa më e qenësishme e lirisë sonë. Pa këtë rrugë, ne kurrë nuk mund t’i gëzojmë ato liri që bënë Europën e sotme, liri e lëvizjes së njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitaleve…

Prania e kaq shumë dibranëve në këtë konferencë dhe shkalla e lartë e organizimit të saj, është ngazëlluese dhe na bën të jemi besimplotë, se së shpejti jo vetëm rruga e Arbërit, por djemtë e zot e të talentuar të Dibrës sonë, do t’i hapin Dibrës e Atdheut edhe plotë rrugë e perspektiva të tjera të ndritura.…

Lexo më shumë

Ertila, vajza që mundi vdekjen

Thonë që njeriu lind bashkë me fatin e tij dhe në çdo hap të jetës ai e ndjek nga pas, si hije e eksperiencave jetësore. Çdo përpjekje për ta ndryshuar atë thuhet se është e kotë sepse rrjedha e jetës varet pikërisht nga ai. Njeriu paska fatin e tij unik destinuar vetëm për të, fat ky që jo rrallë herë ndodh që të jetë kundër tij në një apo në një tjetër aspekt të jetës.…

Lexo më shumë

Një urim për Dhilhixhe Jellën

Para pak kohësh Dhilhixhe Jella doli në pension. Largohet nga mësimdhënia, jo nga veprimatia edukative e saj me gratë, komunitetin, gjithë kategoritë e moshave. Mësuesit pensionistëjanë një vlerë për shoqërinë. Ajo duhet që eksperincën, pjekurinë, pervojën dhe dijet e tyre t’i shfryëzojë më mirë për t’i vënë në shërbim te njerëzve, brezit të ri në dobi të përparimit dhe mirëqenies. Prindër, nxënës e kolegë e uruan atë.…

Lexo më shumë

Homazh / Bujar Pata, 40 vite jetë në minierën e Bulqizës

Më 10 Dhjetor 2016, familjarët, miqtë dhe të afërmit, përcollën me shumë dhimbje në banesën e fundit, inxhinierin Bujar Pata, një figurë të nderuar të Bulqizës dhe të Dibrës, me një kontribut të madh në zhvillimin e industrisë së kromit.
Ai lindi në Peladhi në vitin 1940. Shkollën fillore dhe unike i kreu në Zerqan me rezultate të shkëlqyera, ku dallohej për zgjuarsinë e tij.

Lexo më shumë

Shkolla e Ploshtanit

Në verën e vitit 1922 në Tiranë ka zhvilluar punimet kongresi kombëtar i arsimit. Ai ka vendosur qw arsimi të jetë i detyruar nga klasa e parë deri klasa e katërt, tw jetw i detyruar për djemtë e vajzat; të hapën shkollat fillore në çdo komunë; të krijohet arsimi plotësor; të krijohet arsimi i mesëm; ti jepet rëndësi mësimit të gjuhës shqipe dhe edukimit atdhetar shqiptar; të unifikohen gjithë programet; të krijohet edukimi parashkollor dhe edukimi i detyruar të fillojë në moshën shtatë vjeç.…

Lexo më shumë
1 78 79 80 81 82 83